Berisha tregon ankthin e dëmtimit: Do të jem blerja e re e Bërnlit
Sulmuesi shqiptar Besart Berisha do të debutojë vetëm në sezonin e ardhshëm me fanellën e Bërnlit, pasi një dëmtim 7-mujor e la jashtë fushave të futbollit për këtë edicion. Pasi ka kaluar pjesën më të vështirë të këtij dëmtimi në ligamentin e gjurit, të pësuar gjatë miqësores Shqipëri-Maltë, Berisha mendon se do të jetë blerja e re e skuadrës. Ndonëse ai ka filluar të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, do t‘i duhet të presë muajin gusht për të bërë debutimin zyrtar me Bërnlin.
Faza e riaftësimit të tij ka qenë shumë e vështirë, por futbollisti që po adaptohet në rolin e mesfushorit të krahut, beson se do të kthehet më i fortë se më parë, duke qenë një bonus për trajnerin Ouen Kojl. "Trajneri më ka parë duke u stërvitur vetëm gjatë kohëve të fundit dhe unë dua që ai të mendojë se ka në duart e tij një lojtar të ri", u shpreh futbollisti që u transferua nga Hamburgu tek ekipi anglez gjatë verës së kaluar. "Unë e di se ai do t‘i japë të gjithëve shansin e tyre dhe personalisht do të nis gjithçka nga fillimi. Gjatë këtij viti më dukej sikur nuk do të merresha më me futbollin. Kanë qenë 7 muaj shumë të gjatë, një nga pjesët më të vështira të jetës sime. Pjesa më e keqe ishte të zgjohesha çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, të vija këtu dhe të mos stërvitesha me shokët e skuadrës", tregoi ai për "The Citizen". Berisha është i ndërgjegjshëm se do t‘i duhet më shumë punë për të bindur trajnerin e skuadrës që t‘i besojë një vend në formacion gjatë edicionit të ardhshëm. "Më duket vetja si një futbollist i ri, pasi nuk kam luajtur ende ndeshjen time të parë me Bërnlin. Kjo situatë ka qenë shumë e vështirë, por unë do të kthehem më i fortë se më parë. Lojtarët me dëmtime të tilla kanë nevojë për kohë që të kthehen në formën më të mirë, por unë jam i përgatitur që të stërvitem dy herë më shumë nëse është e nevojshme", tha ai. Berisha kaloi në radhët e Bërnlit, pasi shkëlqeu me kombëtaren shqiptare në miqësoren ndaj Anglisë B, pikërisht në stadiumin e skuadrës që e bleu nga Hamburgu. "Kam humbur shumë gjatë këtyre shtatë muajve, por gjëja e mirë është se klubi më ka mbajtur pranë gjatë kësaj periudhe. Nuk do të ketë pushime për mua në verë. Do të kthehem në Berlin pranë familjes sime dhe çdo ditë do të vazhdoj programin tim stërvitor, duke menduar për fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri. Ky ishte një nga dëmtimet më të rënda për një futbollist. Por unë kam dhënë maksimumin, duke qenë i ndërgjegjshëm se çdo ditë mund të ishte e fundit si futbollist. Ndaj do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje. Para dëmtimit isha më i qetë në stërvitje apo ndeshje, por tani, jo më. Këto shtatë muaj më kanë bërë më të vendosur dhe tani nuk dua të humb më asnjë minutë", deklaroi futbollisti shqiptar, i cili ka edhe dy vjet të tjera kontratë me skuadrën e Bërnlit.