Berisha, tregtar i skllevërve politikë
Petrit Vasili
Që referendumi për një Kushtetutë demokratike është një nivel i pamundur, i paarritshëm dhe vrasës për Berishën është e kuptueshme për këdo që është i çliruar nga kapjet e çdo soji, të vogla apo të mëdha si dhe për këdo që ka një integritet profesional e moral të qëndrueshëm.
Natyrisht sfida më e fundit e pashembullt në principialitetin e saj dhe në ndershmërinë e raportit me qytetarët, sfida për një referendum popullor për të rikthyer Republikën e humbur dhe të rrëmbyer nga një kryeministër që e ka të huaj dimensionin e demokracisë si Berisha, ka vënë në vështirësi të mëdha shumëkushet që dimensionin e qëndrueshmërisë ndaj parimeve e kanë të vështirë dhe të kushtëzuar.
Referendumi është pa asnjë dyshim edhe një provë e fortë karakteri, prandaj ka vënë në një udhëkryq të vështirë të gjithë ata që nuk e kanë karakterin e fortë një përmasë të ekzistencës së tyre, sepse u duhet të jetojnë me dilemat dhe ankthet që iu nxjerrin gjumin natën e që lidhen jo me drejtësinë e kauzës, por me qejfprishjet e vogla dhe me mundësinë e rrezikuar që e nesërmja t'i gjejë përsëri me të njëjtat favore të zyrave qeveritare.
Megjithatë kemi një çështje të madhe, të cilës nuk mund t'i largohemi aspak dhe që ka të bëjë me nivelin e lartë demokratik të referendumit të paarritshëm për nivelin e demokraci-diktaturës që Berisha bart si një dimension të patjetërsueshëm të tij.
Çdo interpretim se demokraci-diktatura e Berishës është tipar i një lojtari politik të madh, është thjesht dhe vetëm një eksklamacion i vetëshpallur i nostalgjisë për rendin shoqëror të para viteve '90 dhe që quhej diktaturë e proletariatit.
Referendumi për mbrojtjen e Kushtetutës, thënë më thjesht për mbrojtjen e demokracisë dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për t'u shprehur, në Shqipëri është niveli më i lartë i përballimit politiko-shoqëror të një çështjeje të madhe, që politika dhe shoqëria civile për herë të parë dhe në mënyrë unikale mbrojnë së bashku pas viteve '90 nëpërmjet Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Makiavelizmat provinciale të Berishës, që shkojnë deri në nivelin e lajthitjeve politike, kur ai akuzon për mbrojtjen e Dushkut, Komitetin, që ka objekt të tij të gjitha ndryshimet e Kushtetutës që legjitimojnë diktaturën kryeministrore, përjashtuar reformën zgjedhore, janë një provë e nivelit shumë të ulët të Berishës për t`ju qasur kësaj nisme politike të përmasave kombëtare, të cilën mijëra njerëz e patën shumë më të lehtë ta kuptojnë dhe mbështesin se sa disa intelektualë të sëkëlldisur nga prekja e interesave të vogla dhe që vuajnë nga shqyerja e këmbëve në dy e me shumë krahë të politikës.
Niveli i demokracisë qeveritare të pas-Gërdecit është sot kaq i ulët, saqë edhe avokatia ndaj saj është pa asnjë dyshim një biznes i falimentuar dhe kuptohet që biznese të falimentuar mbështesin ose ata që nuk kanë mend, ose ata që duan të pastrojnë diçka, ose që janë thellësisht të përdorur.
Sot ne kemi një Gërdec-Kushtetutë, që është vepra më e urryer e pluralizmit shqiptar dhe nuk mund të ishte ndryshe përderisa u prodhua nga Kryeministri me nivelin më të ulët politik dhe qeverisës që Shqipëria ka parë.
Simbolika e Gërdecit, pavarësisht nga rrekjet dhe kacavirrjet e ndonjërit, që nëpërmjet përsiatjeve publicistike përpiqet ta justifikojë, është kulmimi i nivelit më të ulët dhe fundit politik për njeriun Berisha që e polli. Ngaherë ne të gjithë kur do të duam të stigmatizojmë një qeveri, një lider, një proces politik apo parti politike dhe do të duam të rrëfejmë nivelin më të ulët të saj, do të përdorim si një njësi matëse Gërdecin dhe ashtu si çdo zbulim ka autorin e tij, ekskluziviteti i nivelit më të ulët do të jetë përjetësisht i Berishës dhe këtë s'ia heq dot më askush, sado që të lodhet me sofizma që as Berisha vetë nuk i beson.
Sot ne kemi ministra pa imunitet dhe të tjerë të cilëve u kërkohet heqja e imunitetit, drejtorë të arrestuar që vetëm niveli shumë i ulët i shtetit të korruptuar, mafioz, klanor dhe të dështuar të drejtuar nga Berisha i lindi si të tillë.
Niveli shumë i ulët dhe mungesa e emancipimit të frikësuar politik të Berishës, munden të prodhojnë Gërdec-Kushtetutën që ligjëron diktatura të reja kryeministrore, sepse paaftësia për të qenë lojtar i madh nga ana e Berishës e detyrojnë t'iu referohet zgjidhjeve që pjellin diktaturë.
Berisha është një lojtar i nivelit të ulët politik dhe këtë vlerësim shqiptarët e kanë bërë me kohë, përderisa u detyruan që në 1997 të ngrihen të gjithë kundër tij, duke e sfiduar në të gjitha mënyrat dhe mesa duket Berisha po guxon ta ripërsërisë këtë sfidë pas 11 vjetësh, ndonëse fundi i saj është i qartë dhe u paralajmërua qartë më 10 maj në sheshin "Skënderbej".
Por Berisha është njëkohësisht një "blerës" i madh i karaktereve të dobëta dhe i të kapurve, ku këta të fundit kanë edhe çmimin shumë më të lirë. Në këtë lojë ai ka fituar, por duhet kujtuar se edhe në Romën e lashtë ekzistonin tregtarët e skllevërve, por nuk qeverisnin ata dhe as që e ëndërronin ndonjëherë këtë, por patricët nëpërmjet senatit, ku tregtarët e skllevërve nuk kishin vend.
Referendumi për mbrojtjen e Kushtetutës është niveli më i lartë i demokracisë dhe Berisha si blerësi profesionist i skllevërve të politikës niveli më i ulët i saj. Sa për histori, skllavëria u zhduk dhe bashkë me të edhe blerësit e skllevërve, ndërsa politika e madhe e parimeve të mëdha mbretëron edhe sot gjithkund dhe nuk ka sesi të ndodhë ndryshe edhe në Shqipëri.