E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet ne kerkim polici qelloi me pistolete kalimtarin

Te jesh polic mund edhe te qellosh mbi kedo qe te kundershton. Keshtu duket se ka funksionuar edhe per punonjesin e policise Arjan Uka i cili pasi e ka provuar te qelloje me pistoleten e detyres eshte detyruar te fshihet sepse mbi te jane vendosur akuza jo te zakonshme por qe do ta detyrojne per sa kohe te qendroje ne burg. Nje punonjes i policise se Tiranes eshte shpallur ne kerkim pasi akuzohet se ka qelluar me pistolete ne drejtim te nje personi ku per fat plumbat vetem kane demtuar automjetin e tij konfirmoi policia e Tiranes. Ngjarja ndodhi mesnaten e shkuar duke zbardhur dita e djeshme ne Sauk te Tiranes. Hetimet paraprake tregojne se midis punonjesit te policise dhe banorit te Saukut ka pasur nje sherr per shkak se palet ne qarkullim e siper kane ndeshur makinat e njeri-tjetrit. Pasi kane zbritur nga makinat polici Arjan Uka ka pretenduar se fajtor ishte banori i Saukut Ramazan Ahmeti. Ky pretendim ka cuar ne acarim e siper situaten dhe punonjesi i policise me sa duket eshte perballur me kundershtimin e forte te banorit qe nuk e ka pranuar te jete fajtor. Sherri eshte renduar deri aty sa njeriu i policise ka nxjerre armen e tij dhe ka qelluar ne drejtim te Ahmetit. Per fat plumbat kane prekur makinen e tij kurse i sulmuari ka nxituar te largohej nga vendi i ngjarjes per tu drejtuar me pas ne komisariatin e policise. Ai ka rrefyer ngjarjen per te cilen ka pretenduar se ishte viktima e nje sulmi me arme nga njeriu i shtetit dhe se per pak kishte shpetuar nga vdekja. Policia e Tiranes shpalli ne kerkim punonjesin e saj i cili nuk u gjet ne banesen e tij. Pritet kapja e tij dhe perfundimi i plote i hetimeve per te percaktuar shkaktarin e kesaj ngjarjeje qe do te perfundonte tragjikisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›