Perplasen tri automjete vdes shoferi i zetorit
Shoferi i nje zetori mbeti i vdekur pasi tre automjete u perplasen. Ngjarja ndodhi ne aksin nacional ne Lezhe dhe sipas informacionit te policise nje burre ne moshe te thyer ka gjetur vdekjen dje si pasoje e nje aksidenti rrugor qe ndodhi ne Tale te Lezhes. Viktima eshte Gjergj Makaj rreth 70 vjec lindur e banues ne fshatin Tale. Aksidenti ndodhi ndersa tri automjete u perfshine ne ngjarje ne momentet kur nje kamioncine me targa te Shkodres u perplas me nje mjet tip fuoristrade me targa Tirane qe drejtohej nga Ndue Pergega dhe me tej me nje zetor. Ne kete te fundit gjendej viktima Makaj i cili nga goditja pesoi plage vdekjeprurese. Kurse i plagosur rende ka mbetur dhe drejtuesi i fuoristrades Ndue Pergega. Policia tha se po heton si shkak te aksidentit parakalim te gabuar nga ana e kamioncines ndaj ndaloi drejtuesin e saj Pjeter Ndreu.