Milo: Misioni historik i opozitës, të çlirojmë atdheun nga Sali Berisha
Tiranë- Kemi një mision historik për të realizuar, të shkulim me rrënjë njëherë e mirë regjimin neo-komunist në pushtet dhe dishepullin më të zellshëm dhe më besnik të metodave e të politikave makiaveliste që ka njohur historia postkomuniste në Shqipëri. Atdheu ynë i dashur duhet të çlirohet nga Sali Berisha.
Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo në konferencën e forumit rinor të partisë që ai mblodhi ditën e sotme.
Kreu i PDS-së theksoi se partia në pushtet përdor të gjitha metodat për të mos e lëshuar atë.
Opozita duhet të organizojë mbrojtjen e votës së lirë. Kërkesa për të ndryshuar anëtarë të veçantë të KQZ-së me pretekste e sofizma ligjore është vetëm maja e ajsbergut e asaj që mendohet e synohet për të manipuluar zgjedhjet nga zyra kryeministrore. Opozita duhet të kundërshtojë ekspertë ndërkombëtarë, ose të dërguar të posaçëm të institucioneve si OSBE-ja që janë kompromentuar hapur në favor të PD-së në zgjedhjet e kaluara.- u shpreh Milo.