E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansat në Facebook, Berisha kalon Ramën

16-12-2012 / Gazeta 55

Kryeministri numëron 174 mijë e 815 fansa, kryesocialisti 171.180 mijë

Miqtë në Facebook ndoshta nuk reflektojnë numrin e njerëzve që njeh në jetën e përditshme. Ndryshe ndodh tek personazhet publikë. Numri i personave që pëlqejnë profilin, natyrshëm cilësohet si tregues i mbështetjes apo i impaktit në jetën publike. Nuk ka si të mos përjashtohen politikanët. Tashmë që edhe kryeministri është në Facebook, një krahasim me liderin e opozitës është i pashmangshëm. Edi Rama dhe Sali Berisha janë shumë pranë njëri tjetrit, përsa i përket numrit të mbështetësve. Janë me mijëra ata që i vëzhgojnë çdo ditë, i ndjekin, i komentojnë apo i pëlqejnë statuset dhe fotot e tyre.

Sali Berisha numëron rreth 174 mijë e 815 fansa ndërsa Edi Rama rreth 171.180 mijë të tillë. Kreu i qeverisë Sali Berisha, edhe pse ka vetëm një javë që bën pjesë në këtë rrjet, la pas Edi Ramën në ditët e fundit. Statuset dhe aktiviteti i të dyve janë thuajse të përditshëm dhe konkurenca e pashmangshme edhe në rrjetet sociale. Gara sapo ka filluar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›