E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron Kadarenë për cmimin

TIRANË- Kryeministri Berisha ka uruar shkrimtarin e madh Ismail Kadare për cmimin “Princi i Asturias”. Kryeministri Beisha i telefonoi menjëherë pas ceremonisë shkrimtarit të madh, Ismail Kadare dhe i përcolli urimet më të përzemërta të tij personale dhe të qeverisë shqiptare. Në këtë bisedë sikundër njofton zyra e shtypit pranë kryeministrit, Berisha i shprehu kënaqësinë për këtë vlerësim të jashtëzakonshëm që ju bë kollosit të letrave shqipe, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohrave, Ismail Kadare.
Kjo ditë tha Kryeministri Berisha, është një ditë e madhe për ju, për familjen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët. Është një ditë e shënuar dhe historike në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Spanjës. Nderimi i madh dhe botësisht i merituar që sot Spanja dhe Kurora Mbretërore spanjolle i bëri punës dhe veprës suaj të madhe, janë një krenari e vecantë për cdo shqiptar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›