3 shpërthime në Pakistan lënë 23 të vrarë
Zyrtarët pakistanezë thonë se 2 sulme me bomba dhe një shpërthim i tretë kanë lënë të vrarë të paktën 23 vetë.
Në incidentin e parë sot, policia njofton se një person kreu sulm vetëvrasës duke përplasur kamionin-bombë me një objekt ushtarak. Nga sulmi u vranë 8 vetë dhe u plagosën 13 të tjerë. Sulmi u krye në një postbllok pranë Kompleksit të Aeronautikës së Pakistanit në Kamra, në perëndim të kryeqytetit, Islamabad.
Më vonë, një makinë-bombë shpërtheu pranë një restoranti në qytetin veri-perëndimor të Peshavarit, duke plagosur 8 vetë.
Ndërkaq, në rajonin fisnor Mohmand, një shpërthim hodhi në erë një autobus me dasmorë. Të paktën 15 vetë gjetën vdekjen. Ka njoftime kundërthënëse, disa prej të cilave thonë se shpërthimi u shkaktua nga një minë, të tjerë thonë se shkaku ishte një bombë e telekomanduar.
Sulmet e militantëve janë shtuar në
Pakistan që kur filloi ofensiva ushtarake kundër forcave talebane në
Vaziristanin jugor. //ad//