E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pranga mashtruesit 40 vjecar

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40 vjecar për mashtrim. Ai iu premtonte qytetarëve të Elbasanit punësim në shëndetësi ose në arsim. Fatmir Gjinollari është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e së premtes me akuzën e mashtrimit më shumë se një herë. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se 40-vjecari u kërkonte qytetarëve 2 deri në 3 mijë euro në këmbim të punësimit. Sipas policisë Gjinollari prezantohej si një punonjës i Shërbimit informativ shtetëror. Arrestimi i tij u bë i mundur, pas denoncimeve nga persona të ndryshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›