Shkarkohet nga detyra drejtori i Albpetrol
TIRANE- Shkarkohet drejtori i përgjithshem i Albpetrolit Ylli Gjoni. Këshilli mbikqyrës i kompanisë ka marrë vendimin pas mbledhjes së zhvilluar me porosi të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti. Largimi i Gjonit vjen menjëherë pas deklaratës se ministrit Prifti për fillimin e procesit të privatizimit të Albpetrolit, si një mënyrë për ta shpëtuar nga keqmenxhimi dhe abuzimet .
Këshilli mbikqyrës i kompanisë ka emëruar drejtorin e ri të përgjithshëm të Albetrolit Ferdinand Murati, i cili ka qënë edhe kryetari i PD së Fierit. Detyra e këtij të fundit në krye të Albpetrolit do të jetë përgatitja e ndërmarrjes për privatizim si dhe përmirësimi i situatës financiare të saj. Ministri Prifti ka deklaruar se procesi i privatizmit të Albpetrolit do teë realizohet brenda 8 muajsh pasi kompania ndodhet në një gjendje shumë të vështirë financiare aq sa nuk paguan dot dhe punonjësit e saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)