Jemen, 6 anëtarë të Al-Kaedës vriten nga një avion pa pilot
SANAA - Gjashtë anëtarë të organizatës terroriste "Al-Kaeda" u vranë sot në mëngjes gjatë sulmit të gjashtë që prej fundit të qershorit të ndërmarrë nga një avion pa pilot, ndoshta amerikan, njoftuan disa udhëheqës fisnorë.
Në shënjestër të sulmit ishin dy automjete që qarkullonin në rajonin e Marib-it, në lindje të qytetit Sanaa, në bordin e së cilës ndodheshin gjashtë anëtarët e "Al-Kaeda"-s.
Këto sulme po ndërmerren ndërkohë që SHBA është në gatishmëri të plotë pas kërcënimeve për atentate të ndryshme nga organizata "Al-Kaeda" dhe mbylljes së përkohshme të rreth 20 përfaqësive diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
(d.b/BalkanWeb)