E Diel, 1 Nëntor 2026

Aurela Gaçe kritika këngëtarëve të rinj: Ju tregoj unë çfarë do të thotë, moderne

VLORE-Aurela Gaçe kritikon sot këngëtarët shqiptarë që këndojnë vetëm në gjuhë të huaj me qëllim të qënurit, modernë. Kritika e këngëtares së njohur bëhet në rrjetin social, Facebook, por ajo nuk shpjegon se kush këngëtar/e konkretisht qenka shprehur në këtë mënyrë. Ashtu sic shprehet dhe vete kengetarja, Aurela e poston këtë status në Facebook si një mënyrë që të ndërgjegjësojë të rinjtë këngëtarë që preferojnë të këndojnë vetëm në anglisht ose italisht.
Ja postimi i plotë i Aurela Gaçes në Facebook.

“Cfare do të thotë të jesh moderne? Ose me saktë, të mos shijosh muzikën e vendit tënd? Se kam dëgjuar shpesh edhe kengetare qe e kendojne me deshire nje kenge boterore, por me pertese nje kenge shqiptare. Ose ndodh shume qe edhe ne konkurset e shumta muzikore, te kete me shume kenge te huaja e shume pak shqiptare. Kete mendesi, e kam degjuar edhe nga ata qe e vetequajne veten Elite e vendit. I kam degjuar ne biseda televizive te thone se jane qytetare te botes. E vertete shume. Ashtu ndihem edhe une, qytetare e botes, ne cdo aspekt. Por, perpara se une te njoh komshiun, ose gjitonin tim, duhet te di kush eshte babai im . Nuk mundet kurresesi te duash e te respektosh komshiun, kur ti perbuz familjen tende. Dhe kjo gje ndodh rendom tek Elita jone. E shohin te qenurit shqiptar, barre te rende. Te jesh qytetar I botes, duhet te jesh nje here anetar I familjes tende, I lagjes, I qytetit, vendit tend. I them keto sepse shpesh gjendem perballe edhe muzikanteve e kengetareve qe kujtojne se po kendove vetem muzike te huaj, ashtu behesh moderne, ashtu quhesh Elitar. Dua te kendoj ne shume gjuhe te botes, pse jo te kem mundesi te kendoj repertorin me te bukur boteror? Por, s'kam se si, nqs nuk kendoj nje here ate kenge qe me ka tingelluar ne shpirt qysh femije. Edhe nuk kam turp te them se nga vij, e ku ka lindur e jam rritur. Ate gje nuk e zgjedh une. Ashtu e vendos Zoti. Te lindesh ne fshat apo qytet, ne Shqiperi , a diku tjeter ne bote, perseri se vendos dot ti(se maternitetin mund ta gjesh ku te duash me keto dite qe kane ardhur, por prinderit nuk I ndryshon dot).
Populli I thjeshte e do veten e vete. Elitaret mesa duket jo. Kaq kisha”. Me këto fjalë mbyll postimin në Facebook këngëtarja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›