E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukësi pëson 1 gol në pjesën e parë…

Ka përfunduar 1-0 pjesa e parë Metalurg-Kukësi, ku ukrainasit kanë shënuar në minutën e 27-të me anë të Dimitrov. Kukësi e ka nisur shumë mirë ndeshjen, është pozicionuar mirë në fushën e lojës dhe për pasojë vendësit e kanë pasur shumë të vështirë për të çarë mbrojtjen kuksiane. Në 15 minutat e para të ndeshjes ukrainasit nuk kanë pasur asnjë rast dhe asnjë një gjuajtje në portë, pavarësisht se e kanë qarkulluar më mirë topin. Ndërsa ndonjë tentativë e Prognit në krahun e djathtë apo e Hoxhës në krahun e majtë është thyer menjëherë sa është kaluar mesi i fushës nga tanët. Malindi, që ishte fushur në fushë nga minuta e parë në vend të Prognit, nuk ka mundur të krijojë qoftë një rast të vetëm. Futbollistët e Metalurgut kanë krijuar edhe disa raste në fund, ndërsa Allmuça ka gjuajtur dhe ka humbur një rast për gol. Me rezultatin e pjesës së parë, Kukësi kualifikohet për në “play-off” të Europa League, pasi e ka fituar 2-0 ndeshjen e parë, por duhen pritur 45 minutat e dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›