Berisha uron Messin per fitoren e Topit te Arte 2012
Pas fitores së “Topit të Artë 2012”, që e shndërroi në legjendë të futbollit botëror, Lionel Mesi është uruar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
“Ishte nata e yllit të yjeve të futbollit, argjentinasit Leo Mesi, që u shpall për të katërtën herë kryefutbollisti i botës “Topi i artë i futbollit botëror”, shkruante kryeministri Berisha në faqen zyrtare në “facebook”.
“Leo Messi, (apo nuk e ka mbiemrin si shqiptar), vazhdonte ai, herë më duket si hyji tokësor i futbollit dhe suksesit të tij, pasi tek ai janë shkrirë mrekullisht njerëzorja por dhe mbinjerëzorja, talenti i rrallë, performanca fizike dhe psikologjike e përsosur me shpirtin e fitimtarit”.
Në fund, kryeministri ka drejtuar një thirrje publike: “Duke uruar së bashku superyllin e futbollit të planetit për rekordin e tij historik më duhet t'ju pohoj miqtë e mi të dashur se unë shoh tek secili prej jush një Leo Messi të vërtetë në fitoren e betejës së ardhme elektorale, e madje, në shembullin e tij, edhe të katërtën, pra tjetrën pas saj”.