Topi i Arte votat shqiptare

Mbi 40 për qind e votave nga trajnerët e kapitenët e ekipeve Kombëtare dhe vlerësimin e gazetarëve. Lionel Messi kishte mbështetjen e dy prej tre votave shqiptare.
Trajneri Gianni De Biasi i ka dhënë 5 pikë argjentinasit, duke zgjedhur pas tij Cristiano Ronaldon dhe Xabi Alonson.
Për sulmuesin votoi edhe gazetari shqiptar, Besnik Dizdari, që pas yllit të Barcelonës klasifikoi Andres Iniestan dhe Cristiano Ronaldo.
Disi më ndryshe kapiteni Lorik Cana. Kuqeziu zgjodhi në vend të parë Cristiano Ronaldon, tre pikë ia dha Messit dhe një Iniestas.
Ajo që binte në sy pas publikimit të votave zyrtare nga FIFA, ishte se “big”-ët botërorë nuk e pëlqejnë Lionel Messin.
Gjithçka lidhet me strategjitë dhe vlerësimet e yjeve nga vendet respektive. Del Bosque i Spanjës, zgjodhi Casillas, Xavin e Iniestan, ndërsa Casillas votoi për Sergio Ramos, Ronaldo e Xavin.
Italianët Prandelli dhe Buffon kanë votuar për Andrea Pirlon në vendin e parë. Edhe gjermanëve nuk u pëlqen Messi. Joachim Loë zgjodhi të parin Ozil, ndërsa kapiteni Lahm votoi Iniestën, duke lënë Messin të dytin.
Menezes, ish-trajneri i Brazilit votoi Cristiano Ronaldo. Tendenca ndryshon në Angli, ku trajneri Hodgson dhe kapiteni Gerrard votuan Messin. Për argjentinasi ishte edhe vota e francezit Deschamps.