E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'keni shansë ta njihni!?

Mund të kishit menduar ditë e natë, por këtë personin e veshur si mbret nuk do ta kishit njohur kurrë.

Lojtari që duket me ngjyrë i veshur si mbret është ish sulmuesi i Manchester United, Real Madrid e Malagës, Ruud Van Nistelroy.

Ish sulmuesi i famshëm holandez është parë si një mbret krejtë ndryshe në Marbella të Spanjës. Ai së bashku me dy të tjerë kanë udhëtuar në qytet duke ndarë dhurata për krishtëlindje.

Ky gjest i tij dhe të tjerëve është bërë duke ndjekur një traditë spanjolle ku 3 persona konsiderohen si 3 dijetar duke u krahasuar me dijetarin arab 'Mbretin Balthazar"./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›