E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu flet ne Facebook u pergjigjet pyetjeve te qytetareve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka nisur sot atë që ai ka deklaruar se do të jetë një takim i përmuajshëm. Me anë të faqes së Ambasadës amerikane në rrjetin social Facebook, Ambasadori Arvizu i është përgjigjur pyetjeve të shumta, kryesisht lidhur me zhvillimet me te rëndësishme politike e ekonomike ne vend. Arvizu ka thënë se sipas deklaratës së ish-sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton gjatë vizitës në Tiranë, zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe demokratike, por ajo që është më e rëndësishme sipas tij është që shqiptarët të besojnë në rezultatet e tyre. Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve të majit në vitin 2011, ambasadori amerikan është shprehur i bindur se nuk është bërë asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Arvizu është shprehur i shqetësuar për zhvillimet më të fundit ne KQZ, pasi sipas tij ka disa probleme teknike që kanë të bëjnë me politizimin e këtij institucioni.
Në lidhje me gjykimin e tij për deklaratat e liderëve Arvizu është përgjigjur prerë se kjo është në dorë të vetë popullit shqiptar për të gjykuar dhe besuar ata që zgjedhin.
Ambasadori amerikan ne bashkëbisedimin ne “Facebook” tha se shqiptaret meritojnë një përgjigje, veprim dhe drejtësi për procesin e 21 janarit. Komunikimi on line ka zgjatur dy orë, nga ora 15 deri në orën 17.00, e ambasadori amerikan përveç pyetjeve ka shkëmbyer edhe urime e përgëzime me qytetaret qe shfrytëzuan këtë mundësi për te komunikuar me zotin Arvizu.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›