E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shpall martesen me Linden Berisha Urimet me te mira ciftit

Deshiroj te konfirmoj vertetesine e lajmit te sotem per lidhjen time ne martese me Linden. shte nje moment i vecante ne jeten time qe deshiroj ta ndaj me te afermit e miqte ne fund te javes se ardhshme.- ky ka qene reagimi i kreut te PS-se Edi Rama pas publikimit te lajmit mbi martesen e tij me Linden.

Kush eshte bashkeshortja e ardhshme e Edi Rames
Linda ka lindur ne nje familje tradicionale tiranase. Per te vellain dhe motren e saj dy prinderit pensioniste jane modeli i adhurueshem i punes kujdesit dhe dashurise qe mes plot veshtiresish e sakrificash ndertuan nje familje te mrekullueshme. Linda ka nje vajze Rean qe studion arkitekture.
Vete Linda ka studiuar ekonomi ne Universitetin e Tiranes. Ne vitin 1993 ka kryer studimet Master per Ekonomi ne Universitetin e Nee York-ut dhe Universitetin e Europes Qendrore ne Prage. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike.
Ajo ka punuar ne detyra te ndryshme te administrates publike. Puna e saj e pare ka qene ne departamentin ekonomik te Kombinatit te Tekstilit ne Tirane dhe me pas ne Agjencine Kombetare te Privatizimit prane Keshillit te Ministrave ku ka qene edhe ne funksionin e Drejtores se Pergjithshme deri ne vitin 1998. Me pas eshte perfshire ne aktivitetin e shoqerise civile si drejtore ekzekutive e Qendres per Nxitjen e Zhvillimit Njerezor per dhjete vite. Aktualisht Linda mbulon kerkimin dhe zhvillimin shkencor ne kete qender qe sot drejtohet nga Ylli Cabiri te cilin Presidenti Obama e emeroi se fundmi si te vetmin shqiptar ne bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit.
Linda ka nje pervoje te gjate akademike si lektore e Financave Nderkombetare ne Universitetin e Tiranes dhe Politikave Publike e Riskut Publik ne Universitetin Europian te Tiranes. shte studiuese e fushave qe lidhen me zhvillimin ekonomik e social. Per llogari te institucioneve nderkombetare ajo ka drejtuar punen e bashkepunuar per studime mbi reformat per nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe biznesit zbutjen e varferise reformimin e sektorit te arsimit zhvillimin njerezor qeverisjen e mire zhvillimin vendor decentralizimin ne Shqiperi e ne rajon. Linda eshte gjithashtu autore e nje sere publikimesh brenda dhe jashte vendit si dhe pjesemarrese e ftuar vijimesisht ne konferenca nderkombetare per keto fusha studimore.
Linda nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit te saj publik ka qene e mbetet shoqeria civile shqiptare ku ajo eshte angazhuar vijimesisht per mbrojtjen e te drejtave te njeriut vecanerisht te femijeve grave dhe minoriteteve. Per keto kontribute te saj ajo eshte zgjedhur edhe anetare prej disa vitesh ne bordin e Fondacionit Soros per Shoqerine e Hapur ne Shqiperi te cilin e drejton prej dy vjetesh.

Nderkaq kryeministri Sali Berisha gjate nje vizite ne Panairin e Punes shfrytezoi rastin per te uruar kreun e Opozites per martesen.
Uroj Edi Ramen per martesen dhe urimet me te mira ciftit tha Berisha



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›