E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron Rasmussen me rastin e fillimit të detyrës

Kryeministri Sali Berisha i dërgoi sot një mesazh urimi, zotit Anders Fogh Rasmussen, me rastin e fillimit të detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Kryeministri Berisha shpreh bindjen e thellë se me përvojën, përkushtimin dhe vizionin e z. Rasmussen, "Aleanca e Atlantikut të Veriut do të njohë arritje të reja të rëndësishme në misionin e saj sublim të paqes e sigurisë euroatlantike e më gjerë, bazuar në parimet dhe vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare".
Në përfundim të mesazhit të tij, Kryeministri Berisha fton z. Rasmussen për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›