E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpall rezultatin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur me unanimitet votash rezulatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" i cili kryesohet nga Partia Demokratike ka fituar 712.745 vota ose 46,92% e barabartë kjo me 70 mandate në Kuvend. Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim", ka marrë 688.748 vota ose 45,34% e përkthyer ne 66 mandate. Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" ka marre 84.407 ose 5,56% e përkthyer në 4 mandate. "Poli i Lirisë", ka marrë 27.655 ose 1,82% e përkthyer në 0 mandate.
KQZ zyrtarizoi edhe numrin e votave që ka marrë secila parti. Partia Demokratike ka marrë 610.463 ose 40,18% e përkthyer në 68 mandate.
Partia Republikane ka marrë 31.990 vota ose 2.11% e përkthyer me një mandat. Pas PR renditet Partia për Drejtësi dhe Integrim me 14.477 vota ose 0,95% e përkthyer në një mandat.
Vota të konsiderueshme ka marrë PAA me më shumë se 13 mijë vota, PLL më shumë se 10 mijë vota.
Ndësa koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" kryesohet nga Partia Socialiste. Ajo ka marrë e vetme 620.586 ose 40,85 e përkthyer në 65 e ndjekur nga PSD me 26.700 ose 1,76% e përkthyer në 0 mandat. Më pas vjen PBDNJ me 18.078 vota ose 1,19% e përkthyer në një mandat. Pas kësaj, partie renditet G99 me më shumë se 12 mijë vota dhe PDS me 10 mijë vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›