E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron besimtaret Sakrifica juaj frymezuese Topalli Vemendje ndaj njerezve ne nevoje

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar komunitetin mysliman për të uruar të gjithë besimtarët me rastin e kurorëzimit të muajit të Ramazanit me festën e Fiter Bajramit. Ai e ka cilësuar ditën e sakrificës si përkushtimin më të madh dhe më frymëzues ndaj Zotit.

“Vendimi i tyre për t’iu përkushtuar dhe nderuar Zotin në këtë verë kaq të nxhetë për sakrifikuar dhe provuar veten është frymëzues për të gjithë njerëzit. Nuk ka përkushtim më të parë të njeriut se përkushtim ndaj Zotit”- u shpreh kryeministri Berisha ndërsa uroi të gjithë besimtarët e Zotit: Gëzuar këtë ditë të nderimit dhe të sakrificës.
Më tej ai uroi që Bajramin tjetër ta festojmë më mirë, më të begatë, dhe më të sigurtë siç e meritojmë.

Topalli: Të mendojmë për njerëzit në nevojë
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e ka konsideruar këtë ditë, si ditën kur duhet të mendohet më shumë për ata që kanë nevojë, duke shprehur mbëhshtetje për njëri-tjetrin. Pas vizitës që ka bërë sot në komunitetin Mysliman, ajo uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe uroi që viti 2013 të ketë më shumë mirëqënie dhe shëndet.

Basha uron besimtarët për festën e Fiter Bajramit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës z Lulzim Basha uron besimtarët myslimanë për Festën e Fiter Bajramit. Z Basha vlerëson sakrificën e atyre që kanë agjeruar, si një gjest, nga i cili të gjithë mund të mësojmë.
“Koha kërkon sakrificë dhe solidaritet nga secili prej nesh, për më të vegjëlit, më të moshuarit, për ata që kanë më shumë nevojë. Mesazhi i Fiter Bajramit është inkurajues dhe na mbush të gjithëve me shpresë për të nesërmen që do të jetë më e bukur dhe më e begatë për Tiranën dhe qytetarët e saj” thuhet në urimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Komunitetin Mysliman e ka vizituar ehde sekretari organizativ i selisë rozë Blendi Klosi, i cili ka përcjellë urimet me rastin e kësaj feste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›