Elbasan festohet Festa e Emigranteve

Nëpër fshatrat e qarkut të Elbasanit mjaft festa popullore jane kthyer tashmë në tradite. Një prej tyre ishte festa popullore në pikën turistike të Byshekut në fshatin Shushicë.
Kjo festë që prej pesë vitesh është kthyer në traditë dhe nga viti në vit është pasuruar gjithnjë e më shumë. Këshilli i komunës ka vendosur ta konsiderojë edhe si “Festa e Emigrantëve” me rastin e kthimit të tyre në vendlindje. Sipas kryetarit të komunës Lutfi Lala emigrantët sigurojnë mbi 30% të të ardhurave të komunës dhe 20% e popullsisë rezulton të jetë e punësuar në emigracion. Nga ana tjetër ai nënvizon se festa të tilla kanë si synim kthimin e traditës, evidentimin e vlerave folklorike dhe etnografike të zonës për përcimin e këtyre vlerave në breza
Në festën e Byshekut performojnë grupe të ndryshme folklorike nga fshati, zona e Shpatit, Dumreja, nga qyteti i Elbasanit dhe treva të tjera të këtij rrethi. Veç këngëve e valleve popullore, në këtë festë evidentohen edhe veshjet popullore të cilat shquhen për veçantinë e kompozimit si dhe ushqime tradicionale. Banorët shprehen se festa të tilla duhet të zhvillohen e pasurohen më tej pasi kanë të bëjnë me zakonet dhe doket e tyre të cilat mbeten një pasuri e madhe popullore
Pika turistike e Byshekut mbetet një nga më të bukurat dhe e frekuentuar edhe nga banorë të Elbasanit, por infrastruktura e rrugës ende lë për të dëshiruar. Megjithatë në bashkëpunim me qeverinë janë siguruar 400 milion lekë fonde për shtrimin e rrugës dhe nëse ato lëvrohen shpejt rruga ndërtohet për 3 muaj
Këshilli i Qarkut Elbasan po punon bashkë me pushtetin lokal për të rilindur dhe ktheyer në traditë festat popullore ne çdo fshat me synim zhvillimin e traditave historike e kulturore, evidentimin, ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore për tërheqjen sa më shumë të vizitorëve dhe turistëve.