Rritet tensioni mes Japonise dhe Kines per ishujt Senkaku
Debatet për ishujt që pretendohen nga Japonia dhe Kina kanë rritur sërish tensionet mes dy ekonomive më të mëdha aziatike. Pas zbarkimit të një grupi aktivistësh kinezë javën e kaluar, tashmë ka qenë radhe e një grupi parlamentarësh dhe nacionalistësh japonezë të cilët janë shprehur të vendosur për të riafirmuar sovranitetin mbi ishujt Senkaku. Kështu kishte deklaruar lideri I aktivistëve para se të largohej nga Japonia për në arqipelag. “Si pasojë e veprimeve të aktivistëve kinze, kjo është nëj mënyrë për tu thënë që të mos krijojnë rrëmujë. Dëshirojmë ti bëjmë të ditur kinezëve dhe japonezëve nëpërmjet mediabe apo të cfarë dolloj mjeti tjetër se ishujt Senkaku janë territori ynë. Senkaku në japonisht, dhe Diaoju në kinezce, ishujt – pronë e një familjeje të pasur japoneze – prej kohësh janë objekt i diskutimeve dhe tensioneve mes japonisë dhe Kinës. Javën e kaluar disa aktivistë kinezë që kishin shkuar në ishull u arrestuan dhe më pas u liruan nga autoritetet japoneze. Nën administrimin japoneze, por i pretenduar nga Kina, arqipelagu është shumë më shumë se një territor i pabanuar. Përveçse një pozicion shumë i volitshëm ushtarak, ai laget nga ujëra shumë të pasura me peshq dhe me hidrokarbure.