E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, MB: Emigrantët do pajisen atje ku punojnë

Emigrantët shqiptarë do të pajisen me kartat e identitetit në vendet ku punojnë pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha në ispektimin që ka bërë në ambjentet e ALEAT ku firma Sagem prodhohen letërnjoftimet elektronike. Sipas tij është planifikuar në bashkëpunim edhe me ministritë e brendshme në Itali dhe Greqi që emigrantët shqiptarë të pajisen me kartat e identitetit në vendet ku punojnë. Gjithashtu Ministri Basha ka bërë apel për pajisjen e qytetarëve me kartat e identitetit. Duke theksuar se pasaportat e vjetra do të hiqen nga qarkullimi pasi të jetë pajisur një pjesë e mirë e popullatës me pasaportat biometrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›