Berisha uron nga Lezha: 36 mijë nxënës me abetare mbarëkombëtare
LEZHE- Urimet per vitin e ri shkollor per gjithe nxenesit dhe mesuesit, kryeministri i vendit, Sali Berisha i ka percjelle nga Lezha.
Ai ka qene mengjesin e sotem ne shkollën 9-vjecare Besëlidhja. Duke uruar per nje vit te mbare e te suksesshem, Berisha ka garantuar se qeveria e tij do te beje gjithcka per arsimin, per nxenesit dhe mesuesit.
36 mijë nxënës për herë të parë me abetare mbarëkombëtare. Që prej ardhjes tonë në pushtet, rrogat e mësuesve u rriten 100%, 90% e nxënësve që mbarojnë 9-vjecaren kalojnë në të mesmen, ndërsa 71% e atyre që mbarojnë shkollën e mesme shkojnë në shkollë të lartë, tha Berisha.