Gjykata e Lartë, debate PD-PS te Ligjet

Komisioni i Ligjeve
TIRANE- Debate mes deputeteve te opozites dhe te maxhorances ne Komisionin e Ligjeve, gjate diskutimit te projektligjit per Gjykaten e Larte.
I pranishem ne mbledhje ka qene edhe ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, per te dhene detaje rreth projektligjit ne fjale. Sipas Halimit, ky ligj eshte shume i rendesishem dhe nje nga kushtet per integrimin e vendit.
Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj ka theksuar se opozita, duke duke qene shume e interesuar per reformen ne drejtesi e ka mirëpritur reformën për Gjykatën e Lartë. Sipas tij, pr/ligji i paraqitur është i mirë, por nuk adreson zgjidhje te qëndrueshme dhe nuk reflekton një serë problematikash e rekomandimesh.
Ai ka kerkuar qe ky diskutim te shtyhet, per te pare si do te shkoje diskutimi i paketes se opozites per ndryshimet kushtetuese, por nje gje e tille eshte quajtur e papranueshme nga deputetet e PD-se.
Kreu i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali ka akuzuar deputetet e opozites, duke thene se ata kane kerkuar bllokimin e diskutimit te ligjit per Gjykaten e Larte.