E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika: Vriten në dasmë vëllai dhe kunati i dhëndrit

Lokali në Jagodinë të Elbasanit, ku ndodhi vrasja e dyfishtë

Elbasan, autorët e krimit fqinj me viktimat. Dorëzohen pas negociatave me policinë. Plagoset vëllai i dytë.

ELBASAN/ Autorët e pirë, sherr për radhën e kërcimit. Policia i arreston në mesnatë pas rrethimit.

Dasmorët i zunë pritë kunatit të dhëndrit, u qëllojnë edhe vëllezërve.

Theren në dasmë vëllezërit dhe kunati i dhëndrit. Një grindje e nisur për radhën e kërcimit në gjendje të dehur mes dasmorësh shkaktoi dy viktima dhe një të plagosur rëndë. Pëllumb Belegu, 56 vjeç dhe Marenglen Dushku, 40 vjeç, mbetën të vrarë pas sulmit me thikë nga dy vëllezër të ftuar në dasmë, në fshatin Jagodinë të Elbasanit. I plagosur rëndë është vëllai i dytë i dhëndrit, Mondi Dushku, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje kritike nga goditjet e thikës prej dy fqinjëve të tyre, njëkohësisht dhe të ftuarit e dasmës që përfundoi në tragjedi. Policia e Elbasanit arrestoi pas disa orësh Blerim Eshjan, 33 vjeç, si autor i krimit, ndërsa në mesnatë pas negociatash të gjata mundi të prangosë edhe vëllain e tij, Edmondin.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›