E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Ambasadori Sequi takon Edi Ramën

Kreu i PS-së Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi.
 

Takimi do të zhvillohet në selinë në rozë ndërsa pritet që në fokus të takimit të jenë zhvillimet e fundit politike në vend, reformat, heqja e imunitetit dhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian.
 

Takimi mes ambasadorit Sequi dhe kreut të PS-së Rama vjen një ditë pasi kryesocialisti Rama u takua edhe me Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker.
 

Zyrtari i lartë amerikan i bëri apel klasës politike që të përfundojë gjatë muajit shtator reformën parlamentar, të miratojë ligjin për Gjykatën e Lartë dhe heqjen e imunitetit.
 

Ndërkohë muajin tjetër, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin për Shqipërinë ku pritet të jepet një përgjigje nëse vendi ynë do ta marrë ose jo statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›