E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron shqiptarët: Gëzuar Vitin e Ri 2010!

Kryeministri Sali Berisha u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri 2010. "Uroj sot në emrin tim dhe qeverisë shqiptarë Gëzuar Vitin e Ri 2010!
Le të sjellë ky vit plot gëzime, mirësi, shëndet, suksese dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja dhe të gjithë të dashurit e zemrës tuaj kudo që ndodheni", thuhet ne mesazhin e kruet të qeverisë.
Kryeministri thekson se për kombin shqiptar viti 2009 ishte viti i arritjeve më të mëdha në historinë e udhëtimit tonë shekullor për t'u bashkuar me Evropën dhe perëndimin. "Këtë vit me 4 prill në Samitin e Strasburgut, ne u bëmë anëtarë të Aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike të të gjitha kohërave, NATO-s. Një nga ëndrrat tona më të bukura u shndërrua në realitet, liria e Shqipërisë dhe shqiptarëve u bë më e sigurt se kurrë", shton Berisha. Sipas Berishës në 28 qershor të vitit 2009, u zhvilluan zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndërsa në
16 nëntor, 27 qeveritë e vendeve anëtare të BE-së pranuan unanimisht kërkesën tonë për vend anëtar të BE-së.
"Vetëm dy javë më parë ne morëm pyetësorin nga KE, si urimin më të bukur që ky komision iu bëri për festat e fundvitit shqiptarëve", shton kreu i qeverisë.

Kryeministri Sali Berisha pohon se 2010 do shdërrojë në realitet ëndërrën e lëvizjes së lirë pa viza në Europë. " 2009-ta do jetë viti në të cilin me përpjekje të përbashkëta do të krijojmë më shumë vende pune, do të rrisim më shumë rrogat dhe pensionet, do të përmirësojmë shërbimet ndaj jush, do të zvogëlojmë më shumë varfërinë. Shqipëria do të ecë e sigurt drejt kandidaturës për anëtare e Bashkimit Evropian", ka premtuar kreu i qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›