Masakra në Finlandë, autori mendohet të jetë shqiptar

Autori i vrasjes së katër personave në një qendër tregtare në Finlandë mendohet se është shqiptar i Maqedonisë. Sipas të dhënave të para të policisë, autor i ngjarjes është shtetasi Ibrahim Shkupolli. 43-vjeçari është ish-luftëtari i UçK-së. Ai ka vrarë edhe bashkëshorten, trupi i së cilës u gjet nga policia në banesë.
Policia finlandeze është vënë në kërkim të autorit.