E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa, policia: Kemi marrë masat për qetësi

Policia e Tiranës njofton se ka marrë të gjitha masat për ruajtjen e qetësisë me rastin e koncertit në sheshin "Skënderbej", organizuar nga Bashkia e Tiranës në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.
"Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike dhe garantimin e zhvillimit normal të këtij aktiviteti kulturor", thuhet në njoftimin e Policisë. Policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e Sheshit "Skëndërbej" më datë 31 dhjetor 2009, duke filluar nga ora 19.00 deri më 02.00 të datës 01.01.2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›