E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vezhgon protestuesit nga zyra

03/05/2010 Kryeministri ka qenë ditën e djeshme në zyrën e tij në goditën e Qeverisë

Berisha vijon punën, pavarësisht protestës

Shefi i ekzekutivit interesohet për ecurinë e situatës

Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar ditën e punës normalisht, pavarësisht protestës së opozitës përballë selisë së Qeverisë. Kreu i Qeverisë edhe gjatë ditës së djeshme, e cila përkoi me ditën e tretë të protestës së pakicës së majtë parlamentare, ka qenë në zyrën e tij për të vijuar angazhimet politike. Mësohet se Kryeministri Berisha ka dalë në dritare për të parë ecurinë e manifestimit të Partisë Socialiste dhe dhjetëra mbështetësve të saj. Burimet bëjnë me dije se ai (Berisha) është interesuar mbi zhvillimin e protestës dhe grevës së urisë së deputetëve socialistë dhe anëtarëve të thjeshtë të PS-së. Pavarësisht situatës dhe thirrjeve të vazhdueshme nga ana e opozitës gjatë këtyre ditëve të protestës për rrëzimin e Qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, Kryeministri nuk ka ndalur të vijojë me angazhimet e tij të programuara. Ai duket se nuk do të devijojë asnjë prej takimeve të programuara, për shkak të protestës. Madje, edhe ditën e shtunë, kur u zhvillua manifestimi festiv i mazhorancës, ai ka ecur më këmbë nga selia e qeverisë drejt sheshit “Nënë Tereza”. Mësohet se edhe gjatë ditës së nesërme dhe atyre në vijim, Berisha do të respektojë me përpikëri axhendën e punës së përcaktuar prej kohësh. Por, sipas burimeve, shefi i ekzekutivit do të jetë në dijeni të zhvillimeve të ardhshme, që lidhen me protestën e opozitës. Kryeministri dhe mazhoranca që përfaqëson është shprehur shpeshherë se detyra e Qeverisë është të lejojë opozitën të protestojë paqësisht, si dhe të garantojë sigurinë e manifestimeve të saj. Ndërsa në lidhje me thelbin e kësaj proteste, hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe rinumërimin e votave, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se është i gatshëm dhe mbështet transparencën. Por, sipas tij, të gjitha veprimet në funksion të kësaj transparence duhet të kalojnë përmes respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve që rrjedhin prej saj.

Takimi me Ali Ahmetin

Kryeministri Sali Berisha është takuar paraditen e djeshme me kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajon. Pas takimit, kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se biseda u përqendrua mbi bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve, si dhe ra dakord që kontaktet të jenë të vazhdueshme për të gjitha problemet. Berisha u shpreh se Qeveria shqiptare konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm zbatimin e plotë dhe konsolidimin e marrëveshjes së Ohrit. “Kam bindje se zbatimi i saj do të eci i pandërprerë, sikundër ka ecur gjer sot, në interesin më të mirë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe në interesin më të mirë të mbarë shoqërisë maqedonase e të Maqedonisë në tërësi”, tha ai.

Socialistët e Durrësit kërkuan në bulevard largimin e Berishës

Greva, mbështetje sipas qarqeve

“Unë kam marrë votën e qytetarëve të Tiranës dhe jap llogari vetëm përpara tyre”

Oli Xhilaga

Partia Socialiste vijon të presë në sheshin përpara Kryeministrisë anëtarë dhe mbështetës të saj për të protestuar kundër qeverisë “Berisha”. Në ditën e tretë të grevës së urisë, e mbështetur dhe nga manifestimet për çdo pasdite, kampi rozë i mëshoi me forcë faktit se tashmë ky hap i ndërmarrë prej tij nuk do të ndalet deri në realizimin largimin e Kryeministrit, Sali Berisha. Ndërkohë që shtabi i ngritur pranë kësaj proteste të PS-së ka vendosur që për çdo ditë të organizohet një protestë në mbështetje të qytetarëve dhe deputetëve socialistë, të cilët ndodhen tashmë në ditën e tretë të kësaj greve. Do të jenë të gjitha qarqet e vendit, ata të cilët do t’i drejtohen kryeqytetit për të manifestuar në mënyrë paqësore, por krahas tyre është përcaktuar dhe një grafik i njësive bashkiake të Tiranës që do të jenë në këtë shesh. Por secilën protestë bashkë me protestuesit socialistë të qarqeve të ndryshme, do të jenë dhe militantët e PS-së të tre njësive bashkiake ato të cilët do të jenë bashkë në shesh. Në këtë mënyrë, dje ishte radha qarkut të Durrësit, ai i cili protestoi për votën e lirë përpara godinës së Kryeministrisë. Por edhe pse tashmë një aksion i tillë u cilësua si kauza e opozitës, në këto dy ditë është vënë re se në krye të kësaj proteste është vetëm Partia Socialiste, ku natyrisht duke ia atribuar sakrificën sublime përfaqësuesve të saj. Ndërsa në tubimin e djeshëm deputetët dhe vetë kreu i PS-së, Edi Rama, kërkuan bashkimin e të gjithë shqiptarëve në këtë nismë, ku sikundër është deklaruar kërkohet transparenca zgjedhore, ose largimi i Kryeministrit Berisha. Madje, në fjalimet e ditës së djeshme ndryshe nga ato të mbajtura në dy ditët e para, u vu theksi pikërisht tek keqqeverisja dhe domosdoshmëria për largimin e kësaj mazhorance qeverisëse nga pushteti. Nga ana e tij, kryetari i PS-së, në fjalën drejtuar të pranishmëve në bulevard deklaroi se beteja e opozitës për lirinë e mohuar është beteja e një populli të tërë që nuk do të ndalet. Sipas tij, mbështetja e qytetarëve të thjeshtë është shprehje kuptimplote e faktit se kjo betejë është përpjekja e të gjithë shqiptarëve. Gjithashtu, referuar kërkesave të policisë së Tiranës për të zhbllokuar bulevardin, kreu Rama vuri në dukje se “nuk ka punë qeveria as me trafikun, as me këtë hapësirë për të cilën unë kam marrë votën e qytetarëve të Tiranës dhe jap llogari vetëm përpara tyre”. Por nga ana tjetër ligjërimet drejtuar protestuesve socialistë kërkuan prej tyre që të rezistojnë deri në fund të këtij aksioni.

Reagim i PS-së

Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, i konsideroi të turpshme akuzat e mazhorancës për djegien e flamurit të NATO-s gjatë protestës së opozitës në bulevardin kryesor të Tiranës. Gjatë fjalës së tij para protestuesve të mbledhur tek çadrat ku qëndrojnë grevistët dje në orën 18:00, Rama tha se kjo qeveri po shpif për grevën me manipulime filmike. Më herët një reagim të ngjashëm e dha dhe zëdhënësja e PS-së Armela Ymeraj.

Gjendja e grevistëve

Sabit Brokaj, një prej mbështetësve të protestës së opozitës, paraqiti dje paradite gjendjen e grevistëve para pjesëmarrësve jashtë çadrave. “Kanë filluar komplikacionet e para, marrje mendsh, luhatje tensioni, të sheqerit, dhe shumë prej grevistëve kanë marrë mjekime nga mjekët që ndodhen në çadra”. Brokaj theksoi se situata momentalisht nuk është e rëndë, pro pritet të agravohet në orët në vazhdim.

Vendimi

Grevistët që rëndohen do të zëvendësohen

Rëndimi i gjendjes së grevistëve do të çojë në zëvendësimin e tyre me persona të tjerë që do i bashkohen grevës së nisur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky me sa duket është vendimi i shtabit të grevës, i cili pohohet për gazetën nga burime të PS-së. Kjo bëhet me qëllim që të zgjatet sa më shumë qëndrimi në grevë i opozitës, por edhe për të mos rrezikuar jetën e personave që janë brenda. Duket se opozita është e vendosur që të sakrifikojë gjithçka për të arritur qëllimin e saj që është transparenca e zgjedhjeve, por nuk është e gatshme të marrë përsipër rëndimin në mënyrë të pariparueshme të jetës së njerëzve që janë aty brenda, dhe është marrë ky vendim, i cili do të ndikojë në besueshmërinë e grevës, por gjithsesi do të zgjasë me sa të mundet qëndrimin e çadrave para Kryeministrisë.

Ngjela: Vetëm 3 ditë do e lemë të tallet

Ndërkohë kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka radikalizuar gjuhën në protestën e djeshme, duke paralajmëruar marrjen e pushtetit me dhunë pas tre ditësh grevë të PS-së. “Në rast se ky njeri do të vazhdojë me këmbëngulje dhe kokëfortësi këtë rrugë që ka nisur dhe sakrificën sublime të këtyre 175 heronjve, ta di mirë që shqiptarët do të vijnë në këmbë këtu dhe do t’i japin fund gjithçkaje. Ju garantoj se i keni parë vetë njerëzit. Kam një mesazh që më thotë: Zoti Ngjela për sa kohë do të tallet me nderin dhe bukën tonë? 3 ditë do të tallet, s’ka më, ta dijë mirë”, u shpreh aleati i PS-së. Ndërkohë nuk është hera e parë që krerë të së majtës hedhin parulla në podiumet e opozitës për mosbindje civile, pavarësisht se deklarohet marrje e pushtetit dhe transparencë me mjete paqësore.

Pretendimet e PS-së

Socialistë pretendojnë se qeveria nuk po i mbështet në grevën e tyre dhe në aksionin politik që kanë nisur. Sipas krerëve të shtabit të grevës, pavarësisht prezencës së madhe të forcave të policisë, që prej më shumë se 72 orësh janë përqendruar tek çadrat e grevës, sërish socialistët janë të mendimit, se mungon perimetri i sigurisë, pasi ata nuk garantojnë mbarëvajtjen e grevës, por godinën e Kryeministrisë. Sipas socialistëve, mungojnë dhe ambulancat e ndihmës së shpejtë dhe stafi mjekësor. Gjithsesi duhet theksuar se greva e socialistëve nuk ishte paralajmëruar të zgjaste madje drejtori i Policisë së Tiranës, Vocaj e ka konsideruar si të paligjshme bllokimin e rrugës me çadrat e vendosura. Qeveria garanton zhvillimin e grevave kur ato paralajmërohen dhe caktohet vendi se ku do të zhvillohet.

Djegia e flamurit të NATO-s shkakton reagimin e partive të mazhorancës

PD: Pinjollët e Bllokut shkelmuan flamurin e lirisë

“Urrejtja është gjenetike, heshtja tregon rikthimin e PS-së në identitet”

Djegia e flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste, ka sjellë reagime të fuqishme nga forca të ndryshme politike. Gjatë ditës së dytë të protestës së opozitës, përballë selisë së Kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit, një grup protestuesish, ashtu sikundër treguan pamjet filmike të transmetuara nga kanalet televizive vendase, pasi hapën një flamur blu, në mes të të cilit ishte logoja e NATO-s, i vunë zjarrin. Akti i djegies së flamurit të NATO-s, aleancës ushtarako-politike pjesë e së cilës është prej një viti vendi ynë, është vlerësuar si një akt i shëmtuar nga Partia Demokratike. Zëdhënësja demokrate Erla Mëhilli, duke përcjellë qëndrimin zyrtar të partisë që përfaqëson, ka deklaruar se ky akt është pjellë e mentalitetit të pasuesve të ish-bllokmenëve të regjimit komunist. “Në protestën e Edvin Kristaq Ramës, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut, Gramoz Ruçit dhe pinjollëve të tjerë të Bllokut, militantë të Partisë Socialiste shkelmuan dhe i vunë flakën flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, flamurit të NATO-s, flamurit të lirisë së shqiptarëve. Para këtij akti të turpshëm e të dënueshëm, që fakton se bijtë nuk i lënë gjë mangët etërve në ideologjinë e tyre, udhëheqja tjetër e Partisë Socialiste me verbëri dhe skllavëri të plotë hesht, duke dëshmuar kështu se ka qenë porositëse dhe organizatore e tij”, ka thënë ajo. Zëdhënësja e PD-së, duke përmendur emrat e lidershipit socialist dhe deputetëve të opozitës, tha se urrejtja e tyre është gjenetike. “Urrejtja e Edvin Kristaq Ramës, Gramoz Ruçit, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut dhe e Dashnor Myslym Pezës ndaj flamurit të lirisë është gjenetike, por heshtja e drejtuesve të tjerë të PS-së ndaj këtij akti antikombëtar, që dëshmon rikthimin e Partisë Socialiste në identitetin e saj të Partisë së Punës së Shqipërisë, është tejet i rëndë e shumë i turpshëm”, u shpreh zëdhënësja e PD-së. Mëhilli ka nënvizuar se Shqipëria dhe shqiptarët tashmë përjetojnë kohërat e lirisë dhe të NATO-s, ndërsa koha “e etërve të tyre ka përfunduar në koshin e plehrave të historisë”. Reagimi i PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i konsideroi të turpshme akuzat e mazhorancës për djegien e flamurit të NATO-s gjatë protestës së opozitës në bulevardin kryesor të Tiranës. Gjatë fjalës së tij para protestuesve të mbledhur tek çadrat ku qëndrojnë grevistët dje në orën 18:00, Rama tha se kjo qeveri po shpif për grevën me manipulime filmike. Më herët një reagim të ngjashëm e dha dhe zëdhënësja e PS-së Armela Ymeraj.

Gjendja e grevistëve

Sabit Brokaj, një prej mbështetësve të protestës së opozitës, paraqiti dje paradite gjendjen e grevistëve para pjesëmarrësve jashtë çadrave. “Kanë filluar komplikacionet e para, marrje mendsh, luhatje tensioni, të sheqerit, dhe shumë prej grevistëve kanë marrë mjekime nga mjekët që ndodhen në çadra”. Brokaj theksoi se situata momentalisht nuk është e rëndë, pro pritet të agravohet në orët në vazhdim.

Vendimi

Grevistët që rëndohen do të zëvendësohen

Rëndimi i gjendjes së grevistëve do të çojë në zëvendësimin e tyre me persona të tjerë që do i bashkohen grevës së nisur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky me sa duket është vendimi i shtabit të grevës, i cili pohohet për gazetën nga burime të PS-së. Kjo bëhet me qëllim që të zgjatet sa më shumë qëndrimi në grevë i opozitës, por edhe për të mos rrezikuar jetën e personave që janë brenda. Duket se opozita është e vendosur që të sakrifikojë gjithçka për të arritur qëllimin e saj që është transparenca e zgjedhjeve, por nuk është e gatshme të marrë përsipër rëndimin në mënyrë të pariparueshme të jetës së njerëzve që janë aty brenda, dhe është marrë ky vendim, i cili do të ndikojë në besueshmërinë e grevës, por gjithsesi do të zgjasë me sa të mundet qëndrimin e çadrave para Kryeministrisë.

Ngjela: Vetëm 3 ditë do e lemë të tallet

Ndërkohë kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka radikalizuar gjuhën në protestën e djeshme, duke paralajmëruar marrjen e pushtetit me dhunë pas tre ditësh grevë të PS-së. “Në rast se ky njeri do të vazhdojë me këmbëngulje dhe kokëfortësi këtë rrugë që ka nisur dhe sakrificën sublime të këtyre 175 heronjve, ta di mirë që shqiptarët do të vijnë në këmbë këtu dhe do t’i japin fund gjithçkaje. Ju garantoj se i keni parë vetë njerëzit. Kam një mesazh që më thotë: Zoti Ngjela për sa kohë do të tallet me nderin dhe bukën tonë? 3 ditë do të tallet, s’ka më, ta dijë mirë”, u shpreh aleati i PS-së. Ndërkohë nuk është hera e parë që krerë të së majtës hedhin parulla në podiumet e opozitës për mosbindje civile, pavarësisht se deklarohet marrje e pushtetit dhe transparencë me mjete paqësore.

Pretendimet e PS-së

Socialistë pretendojnë se qeveria nuk po i mbështet në grevën e tyre dhe në aksionin politik që kanë nisur. Sipas krerëve të shtabit të grevës, pavarësisht prezencës së madhe të forcave të policisë, që prej më shumë se 72 orësh janë përqendruar tek çadrat e grevës, sërish socialistët janë të mendimit, se mungon perimetri i sigurisë, pasi ata nuk garantojnë mbarëvajtjen e grevës, por godinën e Kryeministrisë. Sipas socialistëve, mungojnë dhe ambulancat e ndihmës së shpejtë dhe stafi mjekësor. Gjithsesi duhet theksuar se greva e socialistëve nuk ishte paralajmëruar të zgjaste madje drejtori i Policisë së Tiranës, Vocaj e ka konsideruar si të paligjshme bllokimin e rrugës me çadrat e vendosura. Qeveria garanton zhvillimin e grevave kur ato paralajmërohen dhe caktohet vendi se ku do të zhvillohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›