Deputetët shqiptarë japin llogari në BE
03/05/2010 Komitetit Ndërministror për Stabilizim-Asociimin diskuton situatën politike
Deputetët e Partisë Demokratike, pjesë e delegacionit të Parlamentit shqiptar pranë Parlamentit Evropian, do të pyeten në Bruksel mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Stabilizim-Asociimin, e cila do të përqendrohet vetëm mbi situatën në vendin tonë, 14 deputetët e delegacionit shqiptar pritet të japin shpjegime mbi ngërçin politik në Shqipëri dhe do të shprehen mbi hapat që mund të bëjnë të mundur tejkalimin e kësaj situate konfliktuale. Gjithashtu, ata do të përcjellin qëndrimin e protestës dhe grevës së urisë të nisur nga Partia Socialiste. Mbledhja dyditore (3-4 maj) e këtij Komiteti, në rendin e ditës së këtij forumi të hapur diskutimi dhe debati, kishte parashikuar çështje që lidhen me përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë, që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, në funksion të integrimit në Bashkimin Evropian. Por zhvillimet e ditëve të fundit në Tiranë pritet të devijojnë më së shumti temën e diskutimeve. Eurodeputetët mendohet se do të jenë të prirur më së shumti për të mësuar në lidhje me protestën e opozitës, si dhe për të dëgjuar nga deputetët shqiptarë opinionet se sa e drejtë ose jo është lëvizja e fundit politike e ndërmarrë nga opozita. Mazhoranca vlerëson këtë mbledhje si tepër të rëndësishme. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, shprehet se rëndësia e kësaj mbledhjeje bëhet më e madhe, kur mendohet se do të vendosë edhe se sa shpejt shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë. Sipas saj, me eurodeputetët e Komitetit Ndërministror për Stabilizim-Asociimin do të diskutohen çështje politike, çështje ekonomike, çështje që janë vendimtare për mbarë shqiptarët. Duke marrë në konsideratë situatën aktuale politike, lëvizjet e opozitës dhe objektivave integruese, Vokshi sulmon Partinë Socialiste për cenim të qëllimshëm të imazhit të vendit. “Është çast shumë vendimtar, është i rëndësishëm, dhe opozita me radikalizimin e protestave të saj po jep një imazh krejtësisht të gabuar në Bruksel. Po mundohet që të pengojë për interesa të caktuara procesin e integrimit, por veçanërisht liberalizimin e vizave. Unë mendoj që gjërat të diskutohen në formë serioze dhe profesionale”, ka deklaruar deputetja demokrate. Vokshi nuk ndalet vetëm në këto qëndrime. Ajo sulmon drejtpërdrejt kryetarin e PS-së, Edi Rama, i cili, sipas saj, po keqpërdoron deputetet gra të opozitës. “Nuk e kuptoj pse zoti Rama në vend që të fusë këto 5 zonja, nuk futet vetë në grevë urie”, ka thënë ajo.
Deputetët e PS-së
Deputetët e Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Arben Malaj, kanë fluturuar drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimet që delegacioni i Parlamentit shqiptar do të ketë me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Ligjvënësit e opozitës u futën në grevën e urisë së bashku me 20 kolegë të tjerë të tyre. Por ata ndërprenë këtë sakrificë, pasi iu desh të niseshin drejt Brukselit, për të përcjellë qëndrimin e opozitës që përfaqësojnë mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri. Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të institucioneve të BE-së, ata do të bëjnë me dije arsyet që shtynë opozitën të rinisë protestat e mbi të gjitha grevën e urisë. Pas kthimit nga Brukseli, ata do t’i rikthehen grevës së urisë.