E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vizitë në vendlindje, inaguron rrugë

Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë sot një vizitë në vendlindjen e tij, Tropojë ndërkohë që prej ditësh posterat në mbarë rrugët e qytetit verior janë mbushur me mbishkrimin "Mireserdhe bir i Tropojës". Sipas njoftimit shefi i qeverisë "në orën 10:00 inaguron aksin Bajram Curri-Ragam Kam, Tropojë.
Përgjatë 21 viteve në politikë, Sali Berisha e ka vizituar 5 herë vendlindjen, e tij. Pjesën më të madhe të vizitave e ka bërë para vitit 1997 ndërsa pas këtij viti akullin e theu në qershorin e vitit 2009 kur shkoi për fushatë elektorale.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›