E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, nxirret gjallë nga rrënojat 13 vjeçari

Pas tërmetit dje në Lindje të Turqisë

TURQI- NJe tjeter i mbijetuar nxirret gjalle nga rrenojat ne Turqi. Lajmi jepet nga zyrtarët turq, sipas te cileve i mbijetuari eshte një 13 vjeçar.

Ky i ri praktikisht ishte afro 108 orë nën rrënojat e tërmetit, që para disa ditësh e goditi pjesën juglindore të Turqisë.

Dje, një njeri është tërhequr i gjallë nga gërmadhat e një ndërtese në qytetin Erkis. Ai është në spital dhe thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga tërmeti me intensitet 7.2 shkallë, që e goditi Turqinë, deri tash e kanë humbur jetën 523 vetë.

185 njerëz janë shpëtuar ndërsa qindra persona ende konsiderohen të zhdukur.

Nga tërmeti, që e kishte epiqendrën në provincën Van, janë lënduar më se 1600 vetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›