PS fton PD: Sot, tryeza për reformën në drejtësi
TIRANE- Mesditen e sotme, Partia Socialiste mban tryezen per reformen ne drejtesi me teme “Drejtesia ne sfiden e integrimit, reflektim mbi rekomandimet e raport progresit te BE-se”.
Per kete tryeze nisme e grupit parlamentar te PS-se, anëtarë të Komisionit të Ligjeve u eshte derguar ftese edhe krereve te maxhorances. Në ftesën e PS-së, qe mban firmen e nenkryetarit te komisionit Parlamentar te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, thirren kryeministri njëherazi dhe kreu i PD-së Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit njeherazi nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, kreu i grupit Parlamentar Astrit Patozi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili.
Ne ftese saktesohet se prezantimi i qellimit te tryezes do te behet per 30 minuta dhe pastaj per 60 minuta do te jene diskutime te lira. Ne fund, nje 15 minutesh i eshte rezervuar permbledhjes se gjithe konkluzioneve te dala nga takimi.
Nderkaq, burime nga PD-ja kane bere me dije fill pas fteses se nuk do te jene te pranishem ne takim, pasi e konsiderojne nje aktivitet partiak dhe te njeanshem.
Kurse kreu i qeverise nuk mund te jete i pranishem pasi ne axhenden e tij ka te parashikuar nje vizite ne Tropoje, ne kuader te inaugurimit te akseve rrugore.