Jep dorëheqjen kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia
Shaban Memia ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i agjencisë për legalizimin e ndërtimeve pa leje, të njohur me emrin ALUIZNI. Ende nuk dihet nëse ia kanë kërkuar apo ka vendosur vetë, por mësohet se ai ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme pranë Kryeministrit.
Ende nuk dihen shkaqet e largimit të Memisë nga kjo detyrë, të cilën e mbante që nga themelimi i agjencisë, por mësohet se një arsye mund të jetë përplasja për largimin nga detyra të Ferdinand Shehut, kreut të ALUIZNI-t për Tiranën.
Memia e largoi nga detyra me akuzën se kishte punuar për strukturat e hetimit gjatë regjimit komunist, por ishte kryeministri që nuk lejoi largimin, deri në përfundimin e një hetimi nga një grup kontrolli i kryeministrisë.
Përpjekjet për ta kontaktuar Meminë mbrëmjen e kaluar ishin të kota. Sipas punonjësve të ALUIZNI-t të enjten ai nuk u paraqit në punë