Berisha viziton Panairin e Librit, vlerëson shtëpitë botuese
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar Panairin e XII të Librit. I shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Turizmit, Ferdinand Xhaferri, Kryeministri Berisha u ndal në stendat e shumë shtëpive botuese, duke i përgëzuar për punën e tyre. Berisha duket se ka shfrytëzuar këtë panair për të pasuruar edhe biblotekën e tij me disa libra të rinj. Sipas tij, shtëpitë botuese në këtë panair janë duke botuar vepra të mëdha dhe të rendësishme siç ka ndodhur vetëm pak ditë më parë kur njëra nga këto shtëpi botuesë ka nxjerrë kolanën e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë. Sipas tij këto shtëpi botuese do të kenë mbështjetje maksimale në punën e tyre.
Berisha është shprehur se pasioni i tij për librat vazhdon të mbetet i madh ndërkohë që autorët e preferuar ndryshojnë me kalimin e kohës. "Gjinia ime e preferuar vazhdon të mbetet poezia", -tha Berisha.
Në panairin e librit kanë marrë pjesë 80 shtëpi botuese sëbashku me institucionet, të cilat kanë publikuar botimet e tyre më të fundit.