Prifti: Kemi nisur eksportin e energjisë

Gjendja e mirë energjitike ka bërë që të nisin procedurat për shitjen e energjisë, ka deklaruar Dritan Prifti, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe i Energjitikës në konferencën e radhës . "Ndërkohë që Partia Socialiste dhe Beqaj nëse duan ndonjë informacion", vazhdoi Prifti, "janë të mirëpritur në këtë ministri, në mënyrë që të mos flasin pa pasur informacionin e duhur". "Qeveria", vazhdoi më tej ai, "ka akorduar një fond për rritjen e çmimit të energjisë dhe ai do të shfrytëzohet për kompesimin e familjeve në nevojë".
Ndërsa përsa u përket akuzave mbi abuzimin në importin e energjisë nga qeveria Prifti u shpreh se tashmë që prej qershorit qeveria shqiptare nuk ka më asnjë përgjegjësi. Tashmë vendimet i merr vetëm kompania çeke CEZ, vazhdoi ai .Përsa i përket rritjes së çmimit prej KESH-it Prifti deklaroi se ky është një vendim që do të ndihmojë gjendjen e kësaj korporate.