Berisha, vlerësime maksimale nga “Kicker”

Albania Sport (AS)- Besart Berisha po përjeton momente magjike në Bundesliga 1 , duke qenë shqiptari i vetëm në qendër të mediave sportive gjermane por dhe dhe në ato globale sic janë sitet e FIFA-s dhe UEFA-s. Në ndeshjen kundër Aahen, sulmuesi i Hamburgut shënoi golin e parë duke u vlerësuar nga eksertët e "Kicker" me notën shumë të mirë: 2.5. Vetëm dy lojtarë janë vlerësuar më mirë se Besarti: portieri Vehter dhe sulmuesi Ljuboja, që të dy më notën 2. Ljuboja ishte edhe zëvendësuesi i Berishës në minutën e 69. Lajmet më të fundit nga kampi i Hamburgut, flasin për një largim të trajnerit Tomas Doll dhe për mundësinë e ardhjes në pankinë të Otmar Hitzfeld (kampion me Bajernin dhe fitues i Ligës së Kampioneve po me këtë ekip), pamvarësisht se ende nga Hitzfeld nuk ka një sinjal pranimi.