E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siena lëshon Bogdanin për Bukin

Albania Sport (AS) - Siena është e gatshme të lëshojë Erjon Bogdanin, ndërkohë që ka bërë gati edhe emrin e zëvendësuesit të sulmuesit shqiptar: Kristian Buki. Gjigandi kuqezi, ish-lojtar i Veronës dhe Rexhinës, me transferimin e tij te Xhenoa do t'i hapë rrugën kryegolashënuesit të sezonit të kaluar në Serinë B me bluzën e Modenës, që nuk po gjen hapësirën e duhur me te Napoli. Nga Xhenoa sinjalet janë të forta dhe në deklarata kanë dalë edhe sulmuesi brazilian Adailton, që është pro afrimit të shqiptarit. Githsesi në qarkullim janë disa emra për repartin e avancuar kuqblu, ku përvec Bogdanit është edhe ai i Di Napolit. Bogdani në ndeshjen e së dielës së Sienës kundër Atalantës, është vlerësuar me notën 5.5. "I shpëtoi një gol me kokë nga një pozicion i mirë. U zëvendësua në fillim të pjesës së dytë për probleme dëmtimi", shruan datasport.it. Të mërkurën Siena do të luajë në transfertë me Empolin (ora: 20:45).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›