E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Përfundoi sezoni vjeshtor

Me xhiron e 18 të ligës së parë futbollistike në Maqedoni përfundoi edhe sezoni vjeshtor,ku ekipet shqiptare nuk mund të krenohen me ndonjë sukses të vecantë përvec individëve ku vlen të përmendim Artim Pollozhanin për përzgjedhjen e tij si nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë si lojtar më i mirë në kampionatin vendas.Kampion për këtë sezon është Rabotnicki Kometal.
Në ndeshjet e zhvilluara dje Shkëndija e Tetovës arriti që të fitojë 3-pikë të vlefshme si mysafir në Shtip ku vlen të përmendim lojtarin shpresë e së ardhmes të Shkëndijës Sujeb Mustafi18 vjec i cili në ndeshjet e fundit te Shkëndijës ka treguar karakter te fortë dhe luftarak i cili poashtu ka qenë golashënues në këtë ndeshje.Renova dhe Bashkimi në Tetovë luajtën baraz 2-2, ku do të përmendim amullinë që ka kapluar klubin tjetër Tetovar i cili edhe pas përforcimeve që kapin shumën e më shumë se 100.000 euro nuk arrin të tregoje kualitet.
Vëllazerimi i Kercovës pësoi debakel ne terren të vet 0-5 nga Makedonija Gj.P dhe si duket ngadal ngadal bëhet anëtar i ligës së dyte në Maqedoni.

Rezultatet:

Bregalnica 0-3 Shkendija 79
Vardar 2-1 Pelister
Napredok 2-0 Sileks
Pobeda 1-1 Rabotnicki
Renova 2-2 Bashkimi
Vllazrimi 0-5 Makedonija Gj.P

Tabela :
1. Rabotnicki 37
2. Makedonija Gj.P. 37
3. Vardar 34
4. Pobeda 31
5. Pelister 25
6. Shkëndija 79 25
7. Renova 24
8. Bashkimi 24
9. Napredok 22
10. Sileks 21 P
11. Bregallnica 9
12. Vellazerimi 9

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›