E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vlerëson investimet gjermane në vend

Kryeministri Berisha ka vlerësuar investimet e qeverisë gjermane në sektorin e ujit të pijshëm dhe menaxhimin e ujrave të zeza. Gjatë inaugurimit të ambjenteve të reja të Entit Rregullator të Ujit, Kreu i ekzekutivit nënvizoi rëndësinë e këtij enti si një nga autoritetet që rregullon pasurinë më të madhe natyrore të Shqipërisë.
Berisha ”Uji përbën pasurinë natyrore komerciale më të madhe të vendit. ERRU është një autoritet me rëndësi të veçantë. Ka për detyrë të rregullojë marrëdhëniet shpërndarës-konsumator në vend. Përcakton kriteret e shpërndarjes së ujit në vend. Në maj të vitit 2008 në përmirësuam ligjin e këtij enti, ndërsa në vitin 2009 krijuam mundësi dhe për bashkëpunimin e këtij enti me kompanitë private. Qeveria gjermane ka qenë donator kryesor i Shqipërisë. Tashmë ERRU ka vendosur lidhje të ngushta me vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Siguroj se ky autoritet do të ketë mbështetjen e qeverisë në qendrimin ndaj ujrave të vendit.”
I pranishëm ishte dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri Bernd Borchardt, i cili theksoi se qeveria gjermane do të vijojë me investimet në Shqipërinë.
Borchardt “Gjermania e mbështet Shqipërinë në një sërë fushash në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Vetëm në periudhën 2008-2009 është mobilizuar nga qeveria gjermane një fond prej 130 milionë eurosh. Krahasuar me fondet e vitit 2007 ato janë trefishuar dhe pikërisht ky fakt tregon se pavarësisht krizës ekonomike globale Gjermania ka një mbështetje serioze për Shqipërinë."
Qeveria Gjermane ka një sërë projektesh, të cilat shtrihen në të gjithë vendin për menaxhimin e ujit të pijshëm si dhe filtrimin e përpunimin e ujrave të zeza

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›