E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeki: Gjykata i hap rrugë ratifikimit të Traktatit të Lisbonës

Gjykata Kushtetuese në Ceki i ka hapur përfundimisht rrugën ratifikimit të traktatit të Lisbonës. Sipas vendimit, traktati është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Tashmë pritet vetëm firma e Presidentit, Vaislav Klaus, i cili është shprehur se në rast të një vendimi pozitiv të gjykatës, nuk do të vononte të aprovonte marrëveshjen që do të bëjë të mundur reformimin e Bashkimit Europian. Në rast se Klaus do të nënshkruajë, atëherë traktati do të hyjë në fuqi me 1 dhjetor. Megjithatë ende nuk ka një datë zyrtare se kur pritet hedhja e firmës në traktat. Në një deklaratë pas vendimit, Kryeministri Jan Fisher u shpreh mjaft i kënaqur dhe theksoi se tashmë nuk ka asnjë pengesë drejt ratifikimit. Presidenti çek ishte pengesa më e madhe që bllokonte kalimin e marrëveshjes së BE, por ndryshoi qendrim pas garancive të Bashkimit Europian lidhur një shtesë në kapitullin ku flitet për të drejtat themelore, në bazë të të cilit, gjermanët e dëbuar nga vendi pas Luftës së Dytë Botërore, nuk do të gëzojnë të drejtën të kërkojnë pronat e tyre në Çeki. Traktati i Lisbonës do të zëvendësojë Kushtetutën Europiane të vitit 2005, e cila u hodh poshtë me referendum nga Franca dhe Hollanda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›