Berisha zhvillon homazhe në nderim të heroit Adem Jashari, në Prekaz
Kryeministri Berisha e nisi ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë me vizitën në Prekaz, ku zhvilloi homazhe në varrin dëshmorit dhe heroit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit. Kryeministri Berisha shoqërohej nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe autoritete të tjera të larta. Kryeministri Berisha u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm, mes duartrokitjeve, përshëndetjeve, emocioneve, lotëve të atyre që kishin dalë për ta pritur në këtë vizitë të parë në Kosovën e pavarur.
Pas homazheve, Kryeministri Berisha, në nderim dhe vlerësim të sakrificës sublime të Adem Jasharit dhe gjithë familjes së tij, u shpreh:
“Populli shqiptar është kombi i sakrificave më të mëdha. Asnjë komb tjetër nuk ka bërë sakrificat e shqiptarëve për liri e dinjitet, por në sakrificën shqiptare në kohëra do të thosha se Prekazi përbën panteonin e sakrificës së kombit shqiptar. Adem Jashari, familja e tij përbën kurorën e përjetshme të kësaj sakrifice në historinë e luftërave dhe përpjekjeve tona, të cilat kanë qenë të panumërta e të vazhdueshme. Asnjë njeri nuk sakrifikoi për vendin, për dinjitetin, për kombin sa heroi, tribuni legjendar Adem Jashari, i cili ra për të fituar pavdekësinë me të gjithë familjen e tij dhe e shndërroi Prekazin për ditë të tëra në një Krujë të vërtetë. Shqiptarët do të nderojnë gjithnjë e më shumë tribunin legjendar Adem Jashari. Unë i ftoj të gjithë shqiptarët të vizitojnë Prekazin, të vizitojnë dhe të përulen me nderim të madh para veprës së Adem Jasharit, të përulem me nderim të madh para Prekazit, vendi i flakëve të lirisë së shqiptarëve dhe t’i shprehin nderimin më të madh për tribunin legjendar, tribunin e lirisë, për njeriun që me burrërinë, trimërinë dhe guximin është ylli në kurorën e sakrificës shqiptare.”
Më pas, Kryeministri Berisha iu drejtua shtëpisë së Adem Jasharit dhe u takua me familjarë të tij, të cilëve u shprehu mirënjohjen dhe nderimin për sakrificën sublime të kësaj familjeje.
“Asgjë nuk keni ne më frymëzuese se Prekazi, Krujën e dytë të shqiptarëve. U preka shumë, sepse ju i patë ata fëmijë. Ata kanë lindur të gjithë pas luftës, të gjithë kanë marrë emrat e martirëve të familjes Jashari, por, sërish, shndërrimi i ëndrrës dhe sakrificës së tyre në realitet është jetësimi më i madh për këtë familje, për tribunin legjendar dhe mbarë shqiptarët. Edhe një herë dua t’i shpreh nderimin tim më të madh familjes Jashari, të përulem para tribunit legjendar Adem Jashari, të gjithë anëtarëve të familjes së tij që u flijuan për të mos u dorëzuar për flamurin dhe dinjitetin e Kosovës e të gjithë shqiptarëve. Shpreh nderimin tim për Prekazin, një fshat me traditat më të kristalta, më të zhvilluara atdhetare dhe patriotike. Në Prekaz rezistenca e shqiptarëve ndaj pushtuesit nuk u shua kurrë. Ajo kulmoi me veprën e Adem Jasharit dhe është frymëzuese në çdo kohë, është udhërrëfyese për të gjithë shqiptarët, është diamanti në kurorën e sakrificës së shqiptarëve.”
Gjithashtu, Kryeministri Berisha bëri homazhe edhe në varrin e heroit Shaban Polluzha.
Në vijim të vizitës në Kosovë, kryeministri Berisha u ndal sot në monumentin që simbolizon lindjen e shtetit të ri të Kosovës “Newborn”. Kryeministri Berisha, i cili u prit me brohoritje dhe entuziazëm nga qytetarët e Prishtinës, si dhe grupi i të rinjve realizues të kësaj vepre, vendosi firmën e tij në këtë monument.
Duke falënderuar kryeministrin për vizitën, qytetarët e Prishtinës u shprehën se ai e mbajti premtimin për të lënë mbishkrimin e tij mes qindra e mijëra mbishkrimeve të qytetarëve, në shenjë mirënjohje për pavarësinë e Kosovës. Duke përgëzuar krijuesit e veprës, për punën e tyre të mrekullueshme, kryeministri u shpreh se ky monument ka medaljen e artë në zemrën e çdo shqiptari. Në shenjë nderimi dhe respekti grupi realizues i dhuroi Kryeministrit Berisha një fotografi artistike të “ Newborn” Kryeministri Berisha zhvillon një takim me z. Pieter Feith, drejtues i Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe përfaqësues i BE në Kosovë.
Kryeministri Berisha u takua sot me drejtuesin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe përfaqësues i Bashkimit Europian në Kosovë, zotin Pieter Feith. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, zoti Feith u shpreh se ndodhet këtu me misionin për të mbështetur shtetin më të ri të Europës, Republikën e Kosovës, institucionet e Kosovës në përpjekjet e tyre për të konsoliduar demokracinë, shtetin ligjor, respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, si dhe për të punuar me prioritet maksimal për perspektivën euroatlantike të Kosovës si e ardhmja më e mirë dhe e sigurt për Kosovën dhe për paqen e stabilitetin në rajon. Në këtë kontest, zoti Feith e falënderoi Kryeministrin Berisha për vizitën e tij zyrtare në Kosovë, duke e cilësuar këtë vizitë dhe mesazhet që Kryeministri dha si një inkurajim të madh për punën e autoriteteve të Kosovës, por edhe të organizmave si Grupi Drejtues Ndërkombëtar në përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar shtetin më të ri të Europës, Republikën e Kosovës.
Kryeministri Berisha e falënderoi për pritjen e përzemërt dhe i shprehu mirënjohjen tij të thellë për të gjithë punën që zoti Feitth dhe Grupi që ai drejton po bën, për ndihmën e Bashkimit Europian që ai gjithashtu përfaqëson, për kontributin e tyre në konsolidimin e institucioneve në Kosovë dhe ndihmën që ata po japin që Kosova të eci përpara me reformat në të gjitha fushat e të njihet sa më shpejt pavarësia e saj, si dhe për ta përgatitur Kosovën për perspektivën e saj të integrimit në NATO dhe BE.
Zoti Pieter Feith është përfaqësues i Bashkimit Europian dhe drejton Grupin Drejtues Ndërkombëtar, që është krijuar më 28 shkurt 2008, nga 25 shtete, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka si mision të ndihmojë në njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës dhe ta përkrahë atë në rrugën e saj të zhvillimit.