E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia: Shqiptarët pa viza në Shengen, brenda 2010-ës

Liberalizimi i vizave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian do të ndodhë brenda vitit 2010. Konfirmimi ka ardhur nga konsulli i sapoemëruar grek në Konsullatën e Korçës Teodoros Ikonomu. Në deklaratën e tij diplomati europian ka treguar jo vetëm vullnetin pozitiv që ekziston në zyrat e Brukselit, por ka dhënë edhe afate kohore lidhur me procesin. Në një takim me Kryetarin e Këshillit të Qarkut në Korçë, Ikonomu është shprehur se 18 muajt e ardhshëm do të jenë periudha e fundit kur shqiptarëve do të duhet të aplikojnë për viza, duke nënkuptuar se vendimi për heqjen e tyre do të merret brenda qershorit të vitit 2010.
Teodors Ikonomou “Jam në dijeni të faktit se jo vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera kanë pasur vështirësi në marrjen e vizave. Kjo për shkak të modelit Shengen në regjimin e lëshimit të vizave. Sa i përket Shqipërisë, mund të them se kjo çështje do të zgjidhet përfundimisht e shumta brenda 18 muajsh, kur dhe do të hiqet plotesisht regjimi i vizave me Bashkimin Evropian.”
Një ditë më parë Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi me shumicë votash përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjes në listën e vendeve që do të liberalizojnë regjimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›