Prizreni nderon Sali Berishën, e shpall Qytetar Nderi
Kryeminsitri Sali Berisha i është dhënë titulli “Qytetar Nderi i Prizrenit”. Në ceremoni i pranishëm ka qenë dhe kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaçi. Pritja për kreun e qeverisë shqiptare ka qenë me të vërtetë madhështore ku me qindra qytetarë të Prizërenit janë mbledhur përpara kësaj ndërtese për të pritur kryeministrin Sali Berisha. Sipas kreut të Komunës së Prizrenit Ramadan Mujo, titulli Berishës i jepet për mbështetjen e vazhdueshme që ai ka dhënë për Kosovën.
Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit shqipatr e ka quajtur këtë moment si shumë të rëndësishëm. Berisha ka theksuar se qyteti i Prizrenit është një djep i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe të Kosovës. Kryeministri ka shtuar se në Kosovë janë duke u respektuar të drejtat e pakicave. Më tej kreu i qeverisë shiptare ka siguruar se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës ka qenë vetëm hapi i parë i bashkëpunimit mes dy shteteve pasi gjëra më të mëdha do të bëhen.