Berisha:Biznese të vogla ato me 5-9 mln lekë xhiro

Kryeministri Berisha tërhiqet për klasifikimin e bisnesit të vogël duke plotësuar kështu një nga 5 kushtet e Edi Ramës dhe kryetarëve të tjerë të bashkive socialiste. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryeministri Berisha ka theksuar se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 8 milion lekë do të vazhdojë të klasifikohet si biznes i vogël dhe taksat do t'i paguajë pranë pushtetit vendor.
Në 15 nëntor para kryeministrisë krerët e bashkive socialiste nisën një seri protestash duke akuzuar qeverinë për cënim të autonomisë vendorre dhe duke kërkuar plotësimin e 5 kushteve, njëri prej të cilëve kishte të bënte pikërisht me klasifikimin e biznesit të vogël.