Kthehen emigrantët, fluks në pikat doganore, nuk ka radhë të gjata
Fundjava që lamë pas ka shënuar nisjen e fluksit të emigrantëve që kthehen në vend nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës nga Greqia.
Burime zyrtare pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës konfirmuan për "Ora News" se gjuatë dy ditëve nga kjo doganë kanë hyrë në Shqipëri rreth 8000 persona. Por, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të emigrantëve të kthyer në vend, pranë doganës së Kakavijës nuk janë shënuar radhë të gjata dhe probleme. Situata është paraqitur e qetë.
Gjatë ditëve të fundjavës pala shqiptare në doganën e Kakavijës ka punuar me 8 sportele në hyrje. Masat e marra kanë ndikuar në administrimin e fluksit. Piku i fluksit të kthimit të emigrantëve pritet të shënohet në datat 24 dhe 25 Dhjetor. Për këtë Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe ajo e Migracionit kanë marrë të gjitha masat për përballimin me sukses të fluksit. Veç masave në doganë, janë shtuar edhe patrullat e policisë në të gjitha pikat kyce të rrugës Kakavijë- Tepelenë
Ndërkaq, e hënë ka shënuar rritje të fluksit të emigrantëve që futen në vend nga pori i Durrësit. Vetëm mëngjesin e së hënës pranë portit të Durrësit u ankoruan 5 tragete, me 7000 udhëtarë dhe 2000 automjete.
Vecc shqiptarëve mes udhëtarëve të zbarkuar në Durrës, vërehen edhe kosovarë, maqedonas dhe malazezë. Megjithë radhët e krijuara, paragjerët shprehen të kënaqur me shpejtësinë e procedurave.
Për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve pranë doganës së Durrësit punohet me 12 sportele në hyrje, ndërsa jaën shtuar edhe agjentët doganore në terren. Sipas statistikave zyrtare gjatë 24 oprëve të fundit nga porti i Durrësit kanë hyrë rreth 12 mijë pasagjerë dhe 3500 automjete.