Minoriteti grek kundër çamëve, përplasje deklaratash mes Dules dhe PDU
Partia që përfaqëson minoritetin grek dhe partia që përfaqëson interesat e komunitetit çam kanë sulmuar njëra tjetrën dhe rolin që luajnë në mbrojtje të interesave kombëtare. Kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule ka përsëritur se PDU është një parti që vepron kundër integrimit të vendit dhe prish marrëdhëniet me fqinjët, ndërkohë që PDU-ja i është kundërpërgjigjur duke e akuzuar për ekstremizëm.
PDU deklaron se objektivat e saj janë europiane, ata do të vazhdojnë të përpiqen për të mbrojtur interest e komunitetit çam ashtu siç do të punojnë për një status më të mirë për shqiptarët kudo që janë.